Klodian Çalamani autorit të vrasjes të 8 vjeçarit Mateo Vasiu ndodhur më 16 nëntor të vitit 2021 ne Grecalli, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore.
Policia ka rrethuar gjykatën e Fierit, por në seancë kanë munguar të dyja palët si autori i përfaqësuar nga avokati Denid Hajdëraj ashtu dhe paditësit të përfaqësuar nga avokatja Rozeta Plaku.
Në gjykatën e Fierit me gjykatës Erlanda Agaj dhe prokurore Suela Beluli, shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Fier me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu.