-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi-Ramës: Boll aktrove, trego pse janë rritur taksat vendore

Kryesoret

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas mbylljes së takimit të kryemanistrit Edi Rama me kryetarët e bashkisë.

Ajo i ka kërkuar Ramë të tregojë arsyen pse janë rritur taksat vendore dhe pse ka pasur një rritje të çmimit të ujit. Po ashtu ajo ka shtuar se projektet që bashkitë kanë marrë dhe fakti që janë debitor nuk ka ndodhur pa firmën e tij.

Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi?

Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore janë rritur! Ai e di mirë pse çmimi i ujit të pijshëm është rritur. T’i tregojë kryeministri arsyen e vërtetë të reformës së ujit, e sa lidhje ka kjo me debitë e bashkive për projektet pa buxhet të Ujësjellës Kanalizimeve. Këto projekte nuk mund të merrnin jetë pa miratimin e qeverisë, e kryeministri e di, si është renditja e kreditorëve ndaj të cilëve shteti ka borxhe në shifra marramendëse! Le t’i bëjë publike! Nuk ka sfidë më të mirë se transparenca…” ka shkruar Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit