Një sherr për parkimin e makinave në zonën e plazhit ka sjellë më pas të shtëna me armë në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë” në Vlorë.
Sipas policisë një person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit, në dalje të qytetit dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia tha se ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar menjëherë nga policia. Një person është shoqëruar.