Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është shprehur në lidhje me situatën e krijuar në vend për rritjen e çmimeve.
Sula ka marrë ushqimet bazë të shportës në tre vende të ndryshme, në Shqipëri, Itali dhe Kroaci, për të krahasuar çmimet. Ai është shprehur se për disa produkte bazë një familjeje shqiptare i duhen 10 mijë lekë të vjetra për të mbijetuar.
Nga ana tjetër në Kroaci ai ka treguar se produktet kushtuan sa gjysma e faturës në Shqipëri dhe Itali këto produkte ishin po njësoj si këtu, me të njëjtën kosto.
Postimi i plotë
Rreth një muaj më parë shkova në seancën plenare me një shportë me produktet bazë të ushqimeve.
Shporta përmbante:
1 Buke
1 liter vaj
1 kg Sheqer
1 kg djath te bardhe
1 shishe qumesht
1 shishe kos
1 kg oriz
1 pako makarona
10 kokrra veze.
Fatura e ketyre produkteve te blera ne nje nga supermarketet e nivelit te mesem dhe te ulet shkoi 30 mije lek te vjeter. Nderkohe produktet per nje familje mesatare me 4 persona nuk mund te mjaftojne per me shume se 3 dite. Pra 10 mije lek te vjetera ne dite. Sigurisht e paperballueshme. Behet fjale vetem per produktet jetike.
Të dashur qytetar, une s’dua te marr flamurin e sulmit ndaj kesaj qeverie vetem per politike. Ndaj vendosa qe te perball çmimet e Shqiperise me ato te vendeve te BE.
Keto dite pata nje udhetim permes rruges toksore per ne Itali. Ndaj vendosa te beja dy shporta me te njejtat produkte qe bera para nje muaj në Shqiperi. Kur u futa ne supermarket po mendoja se çmimet do te ishin me te shtrenjta por do merrja reference pagat mesatare te vendeve perkatese.
Por u zhgënjeva. Te njejta produkte ne Kroaci kushtuan gjysmen e çmimit ne Shqiperi. Te dashur qytetar, te njejta produkte kushtuan sa gjysma e asaj qe pagova ne Shqiperi. Nderkohe qe duhet te dime që Kroacia ka vite qe eshte anetare e BE dhe ka nje super turizem.
U zhgenjeva edhe me Italine. Si nje nga vendet me te zhvilluara te BE mendova se do fatura me te njejtat produkte do shkonte minimalisht me 50-60 me shume se në Shqipëri. Por jo. Kushtoi fiks sa në Shqipëri. Ndërkohë që diferencat ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë është super dalluese. Sa është paga e një mjeku në Shqipëri, në Itali është pensioni i një të moshuari. Besoj dallohet diferenca.
Ekonomia e familjeve shqiptare po tkurret çdo ditë e më shumë ndërkohë që buxheti i shtetit po zgjerohet. Por këto para nuk u kthehen qytetarëve me investime apo subvencione për më të pamundurit. Paratë po shkojnë tek klientët e qeverisë. Te oligarkët që njësoj si buxheti i qeverisë, po fryjnë portofolët e tyre.
Nga muaj korrik, pensionistët dhe familjet në nevojë nuk marrin më as atë lëmoshin 3 mijë lek që iu hodh si “kockë” nga qeveria.
Vjeshta ka për të qenë një terr ekonomik ndaj qeveria duhet të lerë për një moment klientët e duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët!