-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe?

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se ngjarja e sotme në Himarë ishte një vrasje e paralajmëruar.

Meta deklaroi se shteti ka rënë dhe policia është kthyer në një instrument për të frikësuar qytetarët, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për të mos pasur më raste të tilla.

Meta: Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe, si dilet e thuhet se përgjegjësia është individuale?
Personi që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë, ka qenë i pezulluar për shkaqe kriminale, në periudha fushatash elektorale shumë si ai rikthehen për tu riveshur dhe për tu rigraduar. Rezultat i arrogancës së kryeministrit, i cili thotë pse e politizoni. Çfarë ngjarje e rëndë tjetër duhet të ndodhte, nuk është e para.

Mos të harrojmë Klodian Rashën, policë të droguar. Viktimën e kthyen në agresor, i shpikën një armë e falsifikuan edhe dokumentet.

A mendoni se ai që vrau Rashën do të ishte para drejtësisë nëse nuik do të reagonte opinioni publik? Jo, edhe mund të ishte rigraduar. Po përleshjet me armë mes policëve, ça tregojnë? Shteti ka rënë, policia po përdoret si instrument për të shtypur e frikësuar qytetarët, si banditë me kapuçë ndaj të rinjve krejt paqësorë. Edhe helikopteri në Vermosh ku nuk u dha asnjë informacion. Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo arrogancë, të merren masa për rivendosjen e besimit mes policisë dhe popullit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit