Një automjet ka shpërthyer në flakë në mes të autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, duke paralizuar përkohësisht edhe trafikun në njërin sens të lëvizjes, në një prej akseve rrugore më të rrahura të vendit.
Sipas raportimeve të para, makina ka qenë e pajisur me një impiant gazi dhe dyshimet bien pikërisht mbi këtë element, i cili ka çeduar për shkak të nxehtësisë së lartë dhe ka shpërthyer.
Drejtuesi i mjetit, ka pësuar dëmtime të lehta, pasi ka arritur të dalë në kohë pas shpërthimit të flakëve, duke shmangur kështu pasoja më të rënda.
Një grup hetimor po punon ndërkaq për të shpjeguar rrethanat e plota të ngjarjes.
.