Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së sotme para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares me skaf në Himarë nga Arjan Tase.
Ai është shprehur se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, duhet të japin dorëheqjen.
“Mbështesim qytetarët. Sot jam si qytetar. Ka një vendim të prerë të PD, qytetarët nuk do jenë kurrë në protestë pa mbështetje. Është një protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një kauzë shumë të drejtë e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga nja skafist i qeverisë. Qytetarët kërkojnë me të drektë, dorëheqjen e Çucit dhe Kumbaros, por kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron nga dramat e përsëritur, deklaron se ky është sezoni më i organizuar në historinë e vendit. Në natyrën e një njeriu që nuk ndjen nga ana njerëzore asgjë, të një njeriu që do të shmangë çdo lloj përgjegjësie“, u shpreh Berisha.