Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Kalamata, pasi akuzohen për trafik droge, hashash dhe vaj hashashi.
Hashashi ishte i përpunuar në formë çokollate dhe ishte spërkatur me piper, në mënyrë që mos nuhatej nga qentë e policisë.
Në total u sekuestruan më shumë se 5 kilogramë hashash, ndërsa mediat greke raportojnë se dy personat e arrestuar, shqiptari 54-vjeçar dhe shtetasi grek 83-vjeçar kanë përdorur banesat e tyre. si vende për ruajtjen e drogës.
Autoritetet policore, në kontrollin e ushtruar në dy shtëpitë dhe në një servis elektroshtëpiakesh në pronësi të shqiptarit, janë gjetur dhe konfiskuar:
– 17 pako hashash me peshë totale 4890.6 gram.
– Sasi hashashi e përpunuar, lloj çokollate, pesha totale 407.1 gram.
– 1 shishe vaj hashashi, pesha totale 63 gram.
– 2 cigare hashash.
– 2 pako duhan, të cilat nuk mbanin shiritin tregues të akcizës.
– 2 peshore
– 2 celularë
– Shuma e parave prej 2000 eurosh, të përfituara nga trafiku i drogës.