Anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti ka reaguar për raportin e varfërisë në vend ku 1 në 3 shqiptarë preket nga pasiguria ushqimore.
Teliti është shprehur se heqja e paketës së mbështetëses nga qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Në emër të PD-së, ai ka kërkuar që:
Të shkurtohen të gjitha shpenzimet operative jo të domosdoshme.
Të pezullohen të gjitha procedurat e prokurimeve publike që s’kanë lidhje me rritjen e ekonomisë & mirëqenies, por vetëm për fryrjen e xhepave të një grushti njerëzish.
Të ndërpriten një orë e më parë pagesat buxhetore për të gjitha PPP-të korruptive, për të cilat janë rreth 120 milionë euro të parashikuara për tu paguar gjatë vitit aktual.
“Çdo lek i kursyer nga masat e mësipërme dhe çdo lekë shtesë që ka ardhur në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve, ti kthehen sa më shpejt qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet paketave mbështetëse.
Për kujtesë: vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022 janë mbledhur 22.7 miliardë lekë më shumë TVSH krahasuar me janar-qershor 2021.
Lekët janë dhe gjenden lehtësisht në buxhet, por duhet vullneti politik i qeverisë për të konkretizuar një orë e më parë një paketë të dytë serioze antikrizë, në vend të “lemoshës” së paketës së parë.” është shprehur ai.