-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paqe dhe stabilitet, Erdogan do të vizitojë Ballkanin në shtator

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Sipas tij, kjo konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm, lëvizje që konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit,”- tha ministri turk gjatë një aktiviteti në Ankara.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Shqipëria, apo dhe Kosova në mesin e vendeve që do të vizitojë presidenti turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit