Një vatër zjarri është aktivizuar që prej mbrëmjes së djesme në fshatin Dusharak në Selenicë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara.
Mësohet se një sipërfaqe prej 30 hektarësh me pemë, shkurre dhe ullinj është djegur tashmë.
Gjithashtu, flakët kanë shkrumbuar totalisht një banesë, ndërsa 2 të tjera janë djegur pjesërisht.
Krahas forcave zjarrëfikëse të Selenicës, ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.









