-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon Kremlini: Do shkatërrojmë çdo fabrikë që prodhon dronët turq në Ukrainë

Kryesoret

Kremlini ka paralajmëruar se do të shkatërrojë çdo fabrikë të ndërtuar në Ukrainë që prodhon dronet sulmuese turke.

Sipas agjencisë së Kremlinit TASS, që citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, theksohet se objektet e tilla ushtarake vetëm sa zgjasin vuajtjet e ukrainasve.

“Krijimi i një objekti të tillë ushtarak, i cili do të çmilitarizohet menjëherë, vetëm sa do të zgjasë vuajtjet,” tha Peskov.

Sipas Peskov, ndërtimi i uzinës nuk do të ndërhynte në planet e forcave pushtuese ruse por vetëm do të zgjaste luftën.

Ndërkohë, kompania turke Baykar Makina, prodhuesi i dronit Bayraktar TB2, thotë se tashmë ka zhvilluar vetë dizajnin e uzinës dhe synon ta zbatojë atë deri në fund të vitit 2022.

Ukraina ka përdorur dronin Bayraktar TB2 me sukses të madh në betejat e saj kundër forcave pushtuese ruse.

Gjithashtu, raportohet se dronet janë përdorur në operacionin për fundosjen e anijes ruse të Detit të Zi Moskva në muajin prill.

Në të njëjtën kohë, Rusisë i është dashur t’i drejtohet Iranit – për furnizime me dronë për forcat e saj.

Vladimir Putin u përpoq gjithashtu të negocionte bashkëpunimin me Baykar Makina, siç ishte paralajmëruar më parë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, por drejtori ekzekutiv i kompanisë Haluk Bayraktar tha se ai kurrë nuk do të lejonte shitjen e dronëve të tij në Rusi, pasi ai mbështet plotësisht Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit