-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam çun i Pazarit të Ri”! Veliaj i përgjigjet Metës: Tirana nuk është Kabul

Kryesoret

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit përpara dorëzimit të shkollës “Kiço Blushi” që bashkon zonën e vjetër të Tiranës në Njësinë 8 me lagjen e re të “5 Majit” dhe kishte një përgjigje për Ilir Metën.

Sipas kryetari të Bashkisë së Tiranës, sot infrastruktura është më e mirë me këto shkolla të reja që po bëhen dhe sigurisht edhe mësuesit janë më të mirë se janë ata që kanë dalë në portal tani të parët, jo ata të viteve të mëparshme ku nuk kishte as konkurse, as portale.

Ne gjithmonë do të kemi debate, por është e rëndësishme që qyteti të ketë të tilla, po të paktën s’do të kemi më për shkollat me dy turne. “Çunat e Pazarit” që ngatërrojnë Tiranën me Kabulin të njohin Tiranën e vërtetë, shkollat e mira që po bëhen dhe të mësojnë që nuk shahet qyteti për interes politik”, përfundoi Veliaj.

Por cfarë tha Ilir Meta? “Si çun i Pazarit të Ri dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga “Pazari i Ri”, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti por bën si më i fortë… e këpus në mes edhe t’i duket Erioni i Kolonjës, ti duket gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë”, tha Meta pak ditë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit