-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo verë mban emrin e Jonson nga fluturimi me avionin luftarak “Typhoon”, në dasmë e pushime në Greqi

Kryesoret

Boris Johnson ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike dhe ndërkombëtare. Johnson teksa përgatitet për jetën jashtë Kryeministrisë po shijon pushimet në bregdetin e Greqisë. Mesa duket kjo është vera e mjaftit për kryeministrin Britanik në  korrik ai fluturoi me një avion luftarak “Typhoon” të ushtrisë britanike me vlerë 75 milionë paund, teksa vizitoi një bazë të RAF në Lincolnshire.

Më pas ai organizoi dasmën e tij në Daylesford House në Cotswolds, pronë e shtetit gjeorgjian në administrim të donatorit konservator Lord Bamford.

Më pas gjatë muajit Johnson dhe gruaja e tij, Carries hkuan me pushime për muajin e mjaltit në Slloveni, ku qëndruan në një eko-hotel me pesë yje, që kushtonte 450 £ nata.

Kryeministri më pas u kthye për pak kohë në Londër, ku mori pjesë në një takim me bosët e kompanive të energjisë, përpara se të fluturonte për në Greqi për një tjetër javë pushimesh me klimë mesdhetare.

Ditë më parë Johnson u pa duke bërë pazar me gruan e tij në qytetin bregdetar të Nea Makri, dhe u fotografua teksa bënte zhytje nga një shkëmb në një plazh në ishullin e Evias. Zëdhënësi i kryeministrit tha se ai ishte duke u përditësuar për “çështjet urgjente” përpara kthimit të tij këtë fundjavë në atdhe.

Por, nënkryetarja e Laburistëve Angela Rayner, akuzoi Johnson për kryesimin e një “qeveri zombi”.

“Boris Johnson e ka lënë edhe një herë Britaninë në një rrëmujë të pafalshme. Ai thotë se është me leje, por e vërteta është se ky kryeministër i turpshëm duhet të kishte lënë zyrën e tij shumë kohë më parë. Ai ka hequr dorë nga përgjegjësia e tij dhe e ka goditur vendin, duke i lënë ata që konkurrojnë për punën e tij ta kalojnë barrën mes tyre, por në mënyrë shurdhuese të heshtin për zgjidhjet e sfidave me të cilat përballet vendi ynë”, tha ajo shkruan The Times.

Ndërkohë, familja Johnson thuhet se po kërkon një shtëpi të re në jug të Londrës. The Sun raportoi se ata kanë një buxhet prej 3 milionë paundësh që duan ta shpenzojnë për një pronë në Dulwich Village, ku Margaret Thatcher u zhvendos pasi u largua nga posti i Kryeministres.

Çifti po shesin tarracën e tyre viktoriane me katër dhoma gjumi në Camberwell, të cilën e blenë për 1.2 milionë paund në vitin 2019 dhe thuhet se ata po kërkojnë më shumë hapësirë, pasi familja është bekuar me dy fëmijë që prej asaj kohe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit