-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Paga të ulëta, çmime të larta”, Meta: Rritja e karburanteve ka dyfishuar kostot

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Elbasan theksoi se Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon, ndërkohë që ka taksat dhe çmimet më të larta.

“Kemi nivelin më të ulët të të ardhurave për banorë, 50% më pak se Serbia, ndërkohë që më përpara i kemi patur më të larta se ata.

Kemi nivelin më të ulët të pagave dhe çmimet më të larta. Kemi taksat më të larta në rajon dhe kjo është arsyeja pse investitorët e huaj nuk vijnë këtu. Vijnë vetëm ata të Ndragetas dhe ata që duan të pastrojnë paratë.

Shikoni si sillet qeveria me çmimin e naftës. Në bursa çmimi është ulur në nivelet e përpara luftës në Ukrainë, ndërkohë që këtu çmimi vijon të mbetet në nivelet më të larta.

Mali i Zi bën 50% të uljes së akcizës për naftën për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, këtu asnjë asnjë masë”, tha Meta.

Gjithashtu Meta shtoi se në një situatë kritike ndodhet dhe bujqësia, të cilës kostot e prodhimit i janë dyfishuar për shkak të rritjes së çmimit të imputeve bujqësore dhe karburanteve.

“Rrritja e çmimeve të imputeve bujqësore dhe karburantit ka dyfishuar kostot e prodhimit. Ju e dini shumë mirë se skemat e subvencionimit janë më minimale aq sa janë dhe selective. Fitojnë nga fondet e AZHBR-së persona të lidhur me inceneratorët dhe u shkon kot mundi tërë atyre personave që merren me bujqësi vetëm nga rritja e karburantit bujqësia ka marrë një kosto shkatërrimtare.

Rritja e shpenzimeve të fermerëve për naftën me 520 milionë euro, imagjinoi dëmet shkatërrimtare që i shkaktohen familjeve që jetojnë përmes këtij sektori”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit