Kryetari i Partisë së Lirirë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Elbasan, ka hedhur akuza për Policinë e Shtetit.
Meta tha se numri i atentateve ka pësuar rritje për shkak se në Policinë e Shtetit po promovohen pikërisht ata njerëz që janë të lidhur me kriminelë.
“Kanë qenë dëshmitarë nga tronditjet e mëdha të rendit të sigurisë, në 24 orë 3 atentate në Shqipëri, 4 viktima, përfshirë edhe Elbasanin.
Në 8 muaj, 40 e ca atentate, specializimi i plicisë mbledhja e gëzhojave, jo se janë të paaftë, por se policia është e mpirë për shkak të lidhjes me krimin, se nëse polici bën detyrën ka pasoja, ato promovohen ato që nuk bëjnë detyrën.
Kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ramës dhe të nënshtrimit të shtetit përpara të fortëve.
Kanë tronditur edhe Europën, është kosto edhe për liberalizimin e vizave të Kosovës me BE”, tha Meta.