Izmir Heboviaj, Mirash Dushku dhe Përparim Rrgalla janë arrestuar nga policia e Lezhës.
Të tre këta persona po udhëtonin me dy makina dhe me 11 kg kanabis në formën e çokollatë me vete. Në makinën e parë ndodhej lënda narkotike dhe njëri nga personat, ndërsa makina tjetër po e ruante.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi I. H., në pjesën e bagazhit, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 84 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 11 kilogramë. Ndërsa në automjetin tjetër, nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm, por vetëm 2 shtetas që shoqëronin dhe ruanin automjetin ku ndodhej lënda narkotike.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 3 shtetasit, konkretisht:
-Izmir Heboviaj,50 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit ku ishte lënda narkotike, dhe Mirash Dushku, 52 vjeç e Përparim Rrgalla, 40 vjeç, të dy banues në Shkodër, shtetasit që lëviznin me automjetin shoqërues“, ka njoftuar policia.