-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi i rusëve në Gramsh, ja çfarë deklaruan para policisë

Kryesoret

Shqipëria u trondit mbrëmjen e së shtunës pas një sulmi nga dy rusë dhe një ukrainas mbi dy ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.

Ngjarja ndodhi pasdite rreth ores 17:30. Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 23 vjeç janë dy rusët e arrestuar bashkë me një ukrainas. Dyshimet janë të forta se kemi të bëjmë me agjentë.

Prej gati një jave ata kishin hyrë në Shqipëri. Dy ditët e fundit ishin parë në Gramsh pranë uzinës duke bërë foto. Pasdite Zorin tentoi te futej me forcë brenda, por dy rojet i bënë thirrje të ndalonte.

Gjatë deklarimit në polici, ai u shpreh se është fotograf dhe ka blogun e tij ku shkruan për bazat ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik. Po ashtu atij i janë gjetur foto të bunkerëve dhe tuneleve të nëndheshme. Por ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim pse kanë sulmuar ushtarët shqiptarë dhe madje kanë përdorur përbërje kimike për neutralizimin e tyre.

Nga ana tjetër dhe vet përfaqësuesit e Rusisë në Shqipëri, e kanë kaluar situatën në heshtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit