Kampionia shqiptare e Europës, Luiza Gega u kthye paraditen e sotme nga Gjermania me medaljen e artë që fitoi në garën e 3000 metrave me pengesa. Pas pritjes me ceremoni zyrtare, Gega tha se medalja është mundi dhe sakrifica e shumë viteve punë.
“Kam shumë vite që sakrifikoj për të qenë këtu. Me dëshirë dhe jo me detyrim. Zgjodha të përfaqësoj vendin tim dhe sot jam më krenare se kurrë për ato ngjyra prandaj derdha lot.
Sa mund dhe sakrificë, i tregova Europës se edhe ne mund t’ja dalim. Nëse punojmë fort dhe nëse e duam këtë vend, mund t’ja dalim. Edhe shpërblimi më ka dhënë një shtysë për të arritur këtu” tha Gega.