-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hill takon Mojsiloviqin: Shpresojmë që ushtarët serbë të bashkohen me ne në misionin në Egjipt

Kryesoret

Ambasdaori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka njoftuar se sot është takuar me gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.

Hill ka thënë se ka pasur një bisedë fantastikë me “gjeneralin profesionist”, e me të cilin kanë folur për thellimin e bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Serbisë.

Ambasadori amerikan ka thënë se hapi tjetër i radhës shpreson të jetë dërgimi i forcave serbe në operacion të përbashkët me forcat amerikane në mision paqeruajtës në Egjipt.

“Një bisedë fantastike me një profesionist të vërtetë, gjeneralin Mojsiloviq, për mënyrën sesi SHBA dhe Serbia mund të zgjerojnë dhe thellojnë partneritetin e tyre ushtarak. Hapi tjetër: shpresojmë që ushtarët serbë të bashkohen me ushtarët tanë në operacionin paqeruajtës ndërkombëtar në Sinai”, ka shkruar Ambasda amerikane në Beograd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit