-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet misteri/ Flet vajza: Nata ime e fundit me Ervis Martinajn

Kryesoret

Prej 16 ditësh prokuroria e Kurbinit po kryen hetime për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinaj, nëse ai ka inskenuar zhdukjen e tij apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

7 gushti është data kur është parë për herë të fundit Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur.

Kamerat e kanë kapur në Tiranë në një makinë në lëvizje dhe prej andej nuk ka më asnjë gjurmë.

Krahas familjarëve Prokuroria po merr në pyetje të gjithë personat që mund të kenë dijeni për të.

Pas arrestimit të agjentit të Forcës së posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit para ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e policisë dhe të kërkonin ndihmë.

Vajza, është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale, raporton Balkan Web.

“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza.

Ajo thotë se tentoi me çdo kusht të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak të nisur të shqetësohet dhe ka marrë kontante me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për fatin e 40-vjecarit. E reja shprehet se nuk e kishte idenë se me ke ishte përplasur Martinaj dhe për cilët arsye, ndërsa thekson se ai asnjëherë nuk i shprehte shqetësim, apo rrëfente ndonjë ngjarje që lidhej me të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit