Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.
Tornato Fusha 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja 24-vjeç.
Tornato Fusha është i biri i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha. Historia e përplasjes mes tyre ka nisur dy vite më parë.
Alban Bruçi kishte debatuar me Tornato Fushën. Inati ishte i vjetër dhe ti thellë dhe Tornato Fusha me shokun e tij e qëlluan me armë zjarri.
Fatmirësisht asnjë prej plumbave të kallashit nuk e kapi shënjestrën.
Jo vetëm Fusha, por edhe Alban Bruçi është person i njohur për policinë e Shkodrës.
6 vite më parë ka qenë një vit në qeli për tentativë vrasje.