Ditën e sotme rreth orës 15:00, në rrugën Nacionale Prishtine – Pejë në Vragoli ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë tri makina.
Mësohet se njëra nga makinat ka qenë me targa të huaja, ndërsa dy me targa vendore.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sot rreth orës 15:00 ne rrugën Nacionale Prishtine – Pejë në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Te përfshira janë dy vetura me targa vendore dhe një me targa te huaja. Deri ne këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësitet kompetente policore iu kane përgjigjur rastit për kryerjen e procedurave te nevojshme”, tha Hoxha.