Shkrimtari Stefan Çapaliku ka një liber “Gjithkush çmendet sipas menyres së tij” ! Tek ne pushteti çmendet gjithmonë njesoj ! Sulmi ndaj ” Prestige Resort ” në pronësi të “Hysenbelliu grup” nuk besoj që do të ndodhte nese e njëjta kompani nuk do të kishte në pronësi “News 24″ , gazeten ” Panorama” , “Gazeten shqiptare” dhe portalin “Balkanweb”!
Dallendyshja e pushtetit çuar me yxhym në detyrë per keso punesh nuk u kujdes që ti hedhë me delikatesë ” glacat” e saj si shënja dhune , era e keqe e të cilave do ndihet gjatë në raportet nderkombetare per lirine e mediave por ashtu toptan drejt e në thelë !! Personalisht kam bashkëpunuar prej 12 vitesh me këtë grup mediatik i pacencuruar dhe i pa kushtezuar në opinionet e mia. Keto media kanë krijuar një model lirie duke lejuar flukset e mendimit si të opozites ashtu edhe atë të pushtetit!
Goditja anësore mbi një biznes ku në bazë të dokumenteve duken ndertime me leje, në fakt është goditje thelbesore ndaj medias!! Në një menyrë më të sofistifikuar po kthehemi mrapsht në kohë kur digjej gazeta “Koha Jonë” , digjej gazeta ashtu halldupshe se pronari Nikollë Lesi asokohe nuk kishte prona të tjera ku të bëhej me gjasme! Irfan Hysebelliu ka.
Po ashtu më vonë është goditur gazeta ” Tema” dhe gjobitur Televizioni kombetar ” Top Chanel” me 11 milione euro si forme e paster presioni i qeverisë së kohes megjithese me vone kjo gjobë nuk u pagua.
Dikur vetë Kryeministri aktual Edi Rama me gjasë qe rrahur brutalisht per qendrimet,mendimet dhe fjalet dhe veshtirë askohe që dikush të besonte se ai vetë do godiste mediat të cilat e shqetesojnë politikisht !! Kjo që po ndodh është një perseritje e historisë por pas 32 vitesh pluralizem rikthimi tek modelet e totalitarizmit eshte dramatik !! Ngjarje kesodore lënë shënjë në ndergjegjen kolektive. Qeveria duhet të terhiqet sa më parë dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara !!! Edi Rama duhet të terhiqet e kunderta e terheqjes është minim i lirisë së mediave , minim i demokracise.