Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale.
Sipas njoftimit, i akuzuari D.RR dyshohet për veprën penale Dhunimi dhe Trafikimi me njerëz. Të pandehurit G.S dhe B.S për veprën penale secili veç e veç Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i pandehuri F.S për shkak të veprës penale Dhunimi dhe Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit. Po ashtu, i pandehuri M.S për shkak të veprës penale Dhunimi si dhe i pandehuri M.R për shkak të veprës penale Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën për media.