-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bërnabiç: Duam paqe dhe stabilitet, do jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Ajo iu drejtua qytetarëve në një fjalim në sheshin e Mitrovicës, në veri të Kosovës.

Sipas mediave vendase, Bërnabiç theksoi se qëllimi i vizitës së saj është të përcjelli një mesazh paqeje dhe stabiliteti mes dy popujve.

Unë dua të dërgoj një mesazh paqeje dhe stabiliteti nga këtu. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Serbia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë të ofrojmë gjithçka që u kemi ofruar qytetarëve në Serbinë qendrore për njerëzit në Kosovë. Kjo do t’i lejojë njerëzit dhe fëmijët të qëndrojnë këtu. Që njerëzit të shohin rritje të pagave dhe pensioneve.” – tha Brnabiç.

Siç theksoi ajo, Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që populli i Republikës së Kosovës të mbetet prapa përparimit të Serbisë qendrore.

Agjenda e radhës dhe do ta përsëris në Mitrovicë të Kosovës, Leposaviç si dhe në Beograd, Bruksel, Moskë, Uashington… është formimi i Unionit të Komunave Serbe. Do të insistojmë kudo”, shtoi Brnabiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit