Tashmë zyrtarisht Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III ka vizituar 2 herë Kosovën.
Në vitin 1999 dhe në vitin 2016. Princ Charles dhe Dukesha Camila u pritën me një ceremoni të lartë shtetërore.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte dekoruar Princin britanik Charles me “Urdhërin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.
Të shumtë ishin edhe qytetarët që e pritën në rrugë. Në vitin 1999 Princ Charles, vizitoi trupat britanikë të KFORIT, të cilët ishin rreth 10 mijë.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe ka kujtuar kohën kur e kishte mirëpritur Princin Charles gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë.
“Ngushëllimet e mia edhe njëherë Mbretërisë së Bashkuar, familjes dhe gjithë vendeve të Commonëealth për ikjen nga kjo jetë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretit të ri Charles i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në drejtimin e kësaj mbretërije. Mbreti Charles është ngushtë i lidhur me vendin tonë. Ai ka vizituar Kosovën dhe gjatë vizitës se tij të fundit ishte edhe mysafir në hotelin tonë”, ka shkruar Pacolli.









