-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi “kap” kompleksin e dytë pa leje dhe i vë ultimatum biznesmenit

Kryesoret

Qeveria ka bërë goditjen e dytë. Sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte në Farkë duke “zbuluar” një tjetër ndërtim pa leje.

Bëhet fjalë për një tjetër pallat, ku 1200 m2 janë pa leje.

Ministri i dha dy rrugë pronarit; ta para-blejë me çmimin e tregut ose ta dhurojë. Në të kundërt, sekuestrohet dhe i kalon shtetit.

“Operacioni i konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa.

Por është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim. E cila s’ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s’kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi.

Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji. Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t’ia hedhin me ryshfete e me marifete.

Qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë” shkruan Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit