-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici i pezulluar thyen masën dhe shkon në kafe, kolegët e arrestojnë

Kryesoret

Ditën e sotme është arrestuar punonjësi i policisë Enea Qose, pasi ka thyer masën e arrestit shtëpiak.

Qose është kapur kapur në flagrancë në ambientet e një biznesi Bar Kafe në lagjen Nr. 4 Pogradec, duke thyer masën e “Arrestit të shtëpisë”

Në Maj të këtij viti polici u arrestua pasi shpërdoroi detyrën duke marrë rryshfet nga një shtetas kosovar.

Ndërkohë që nga gjykata vendosi që masën me “arrest shtëpie”.

Policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur nëpërmjet informacioneve, ta kapin këtë shtetas në një lokal në lagjen 4 të Korçës.

Efektivi i policisë u ndalua pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë.

Ai sqaronte se punonjësit të policisë Enea Qose i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.

Njoftim

Sektori i Hetimit të AMP-së Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E.Q., 24 vjeç për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në datë 08.09.2022, rreth orës 22:30, ky punonjës policie (i pezulluar dhe nën hetim me masën e sigurimit personal të “Arrestit në shtëpi”) është kapur në flagrancë në ambjentet e një biznesi Bar Kafe në lagjen Nr. 4 Pogradec, duke thyer masën e “Arrestit të shtëpisë” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, në kuadër të procedimit penal nr.163, viti 2022 (në hetim).

Ky procedim penal është regjistruar mbi materialin referues të dërguar nga AMP Korçë, pasi më datë 18.05.2022 ai është ndaluar me iniciativë nga oficerët e policisë gjyqësore të AMP-së, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit