-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamberi në kuvendin serb: Kosova e pavarur, Vuçiç s’ka ndikim

Kryesoret

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu kundërpërgjigj Vuçiçit duke i thënë se Serbia s’ka ndikim në pavarësinë e Kosovës.

“Çfarëdo që dëshironit arrini atje, duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale dhe kushdo që është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”, tha Kamberi.

Ai iu kundërpërgjigj deklaratave të Vuçiqit, i cili tha se për aq kohë sa ai të ketë ndikim “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

Kamberi tha se serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta, të garantuara me Kushtetutë.

Po ashtu shtoi se një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është një ndër sfidat më të vështira dhe se është obligim i Vuçiqit. Ai duhet ta udhëheqë Serbinë drejt zgjidhjeve që krijojnë perspektivë evropiane.

Ai tha se përmirësimi i raporteve me “armikun e përjetshëm” kërkon aftësi për të kuptuar se “nuk ka pajtim pa u përballur me të kaluarën”.

Sipas Kamberit, Vuçiq e ka përgjegjësinë më të madhe që t’u tregojë qytetarëve serbë për Kosovën “të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e jo dëshirat boshe dhe ambiciet politike”. Ai po ashtu tha se në Serbi ende nuk atmosferë që dikush t’u kërkojë falje shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit