Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Nartës në Vlorë. Një taksi është përplasur një shtyllë në anë të rrugës.
Mësohet se në brendësi të tij kanë qenë 5 veta së bashku me shoferin, mes tyre dy fëmijë 13 vjeç.
Policia ka bërë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë dhe janë dërguar për tek spitali i Traumës.