Vuk Drashkoviç, ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, ka rrëfyer se si Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Presidentit Bush, Colin Powell, ia kishte thënë troç se Serbia e ka humbur Kosovën.
Drashkoviç, i cili ka vite që mban një qëndrim realist ndaj Kosovës duke folur edhe për njohjen e saj nga Serbia, këto ditë është duke e promovuar librin e tij autobiografik “Vrragët e jetës”.
Ai ka treguar se ish-gjenerali amerikan i shndërruar në diplomat, humbjen e Kosovës, ia kishte përmendur në mënyrë të akullt.
“Kur u zgjodha më 2004 ministër i jashtëm, saktësisht disa ditë më vonë, erdhi ftesa nga Uashingtoni të shkojë te Sekretari Colin Poëell. Unë fillova të agjitojë për Kosovën. Fillova të shpalos, arsyetoj një tezë timen, duke e pasur parasysh faktin se Serbia me rezolutën 1244 është dëbuar nga Kosova, që statusi i atij territori që u bë protektorat ndërkombëtar pas rezolutës 1244, duhet të zgjidhet, dhe unë aty u paraqita me idenë që statusi i Kosovës të zgjidhet me “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi dhe që Kosova të mbetet në përbërje të Serbisë. Unë e filloj këtë rrëfim, Colin Poëelli, ish gjeneral, me ato syzet…flet disi ftohtë, z.Drashkoviç…mr.Draskovic Kosovo is gone. Unë u bëra se nuk dëgjova dhe vazhdova. E dini Kosova do ta kishte Kushtetutën e saj, Presidentin, institucionet e veta. Ai përsëri më ndërpret dhe thotë: Më duhet t’ua përsëris Kosova ka shkuar”. Express/