-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi që zbërthen vrasjet në Shkodër? Fjalët e fundit të viktimës që të çojnë te killeri

Kryesoret

Tre ditë kanë kaluar nga vrasja e të riut Erjon Xhenje në Shkodër, por për 19-vjeçarin nuk ka asnjë të arrestuar.

Një nga pistat e hetimit ku është fokusuar policia, është edhe ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes me datën 2 shtator.

Ka dyshime që Shkëlzen Xhenje, kushëriri i 19-vjeçarit që u vra është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores.

Erjon Xhenje punonte në fermën e kuajve të Asmer Bilalit. Kjo vrasje vjen vetëm 17 ditë pas ekzekutimit të 57-vjeçarit Çekorja.

Por çfarë tha Ismet Çekorja 4 ditë para vrasjes në një intervistë për mediat?

57-vjeçari pas shpalljes në kërkim të djalit Bajram Çekorja për atentatin në gusht u shpreh në media se djalin e tij nuk mund ta përbaltin “ata që merren me stallat e kuajve”.

Nuk i kam frikë, kështu hajnash kasollesh, barakesh, lopësh apo biçikletash nuk i kam në listë fare, a janë gjallë apo vdekur” tha ai ndër të tjera.

Shprehja “ata që merren me stallat e kuajve” u pasua me vrasjen e 19-vjeçarit që punonte në fermën e kuajve.

Kjo i ka shtyrë hetuesit ta përkthejnë si kod për të shkuar ndoshta te një pistë konkrete për të identifikuar autorët dhe zbërthyer sagën e vrasjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit