Analisti i politikës së jashtme, Janusz Bugajski është shprehur se bojkotimi i parlamentit dhe mosbashkëpunimi mes PS-së dhe PD-së ka qenë faktor për vonesën në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Po ashtu ai ka shtuar se korrupsioni i zyrtareve është një tjetër shqetësim që ka Uashingtoni në lidhje me Shqipërinë. Bugajski ka komentuar dhe situatën me Serbinë, të cilën e konsideron ende një kërcënim për destabilitet.
Zemra e konfliktit është gjendja e papërcaktuar e Serbisë qeveria e këtij shteti udhëhiqet nga Vuçiç dhe tashmë kanë ringritur dhe njëherë shqetësime në rajon si përshembull pretendime territoriale në Bosnje Hercegovinë, apo edhe në Malin e Zi. Një farë kërcënimi edhe për Shqipërinë për sa kohë që Serbia vazhdon mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur për shumë shqiptarë. Qëndrueshmëria e dialogut nëpërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mosnjohja e Kosovës nga 5 vende anëtare të Bashkimit Evropian është pamundësia e Kosovës për të hyrë në disa institucione ndërkombëtare.
Në skenarin pesimist agjendat për zgjerime territorial do të përshkallëzohen në konflikte rajonale që do të përfshinin dhe Shqipërisë.” është shprehur ai në konferencë.