Policia e Shkodrës për ngjarjen e 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar Erjon Xhenja, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Bajram Çekorja, 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje.
Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se Çekorja, më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.
Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Po punohet për kapjen e shtetasit Bajram Çekorja, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.