-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nxjerr provat: Rama po hetohet në SHBA

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama është në hetim ndërkombëtar. “Personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar” tha ai.  

Për cfarë është i hetuar Edi Rama?

Konkretisht Sali Berisha tha se po hetohet në SHBA për marrëdhënien e tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, që është nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë.

Nga hetimet ka rezultuar se ka pasur edhe mailee të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama.

Po lexoj. Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrimet dhe dokumentet të lidhura sa më poshtë; Cdo regjistrim (është mandat gjykate thotë Berisha) për cështjen Charles McGonigal që hetohej intesisvisht nga FBI ky është prokurori që hetoi lidhjet e Trump me rusët. Ky ishte me ekipin e Mylerit, por hetohej vetë për lidhje me rusët.

Gjykatësi urdhëron që të gjitha regjistrimet dhe materialet në posedim që dokumentojë cdo komunikim personal, mesazhet, e-mailet, aplikacionet e kodifikuara, mesazhe zëri, letra, shënime. Për cështjet që vijojnë: 1. Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe cdo person të lidhur me qeverinë e Shqipërinë, përfshirë por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama. Pastaj përsëri kthehet te Shqipëria.

Cdo udhëtim i kryer në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Pagesa, dhurata të dhëna nga Dorjan Duçka. Në e-mailin e tij gjendet një e-mail privat i Edi Ramës. Edi Rama i kërkonte mikut të tij Charles McGonigal, ti gjente një kompani për një problem anti-korrupsioni, por FBI e ndalon këtë. Ky është mandati i gjykatësit” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit