Mbi 18 punonjës burgjesh janë lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës.
Mbi ta rëndon akuza për falsifikimi dokumentesh.
Të arrestuarit janë:
Gerard Nonaj
Ervis Alliaj
Bashkim Mecci
Eris Isufaj
Albi Rezhda
Dorjan Nukaj
Arbwri Gjermeni
Enflor Hoxha
Florida Mata
Fatos Lika
Neritan Mataj
Mato Mataj
Ermal Liccaj
Xheniana Buzi
Denisa Bendaj
Sidorela Vogli
Jonida Qato
Eduart Rrapaj
Ata janë arrestuar pas një hetim prej disa muajsh nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Burgjet në vendin tonë, sidomos ata të sigurisë së lartë janë përballur me thyerje të rënda të rregullores dhe gjatë kontrolleve në qeli janë gjendur thika, drogë si dhe alkool. Kujtojmë disa muaj më parë drejtori i burgut të Reçit, Ervis Zika u shkarkua.
Ai ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut.
Në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara për t’ia dhënë të dënuarve në regjim.