Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili u shkarkua nga vettingu se kishte fshehur një dënim për vjedhje.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: – Ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, date 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne kete menyre:
-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer veper penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.
Thanza u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti. Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.