-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia sot e shpalli në kërkim për atentatin, i riu vdiq mbrëmë në Belgjikë?

Kryesoret

Dorian Shurdhi 39 vjeç u shpall sot në kërkim nga Policia e Lushnjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 44-vjeçarit Kujtim Meta më 20 Prill 2022.

Pesë muaj pas kësaj ngjarje, Shurdhi u identifikua nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes në Lushnje dhe është shpallur në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Por Klan raporton se i dyshuari Dorian Shurdhi ka humbur jetën.

Sipas këtyre burimeve, 39-vjeçari Shurdhi ishte larguar drejt Belgjikës pasi kishte qëlluar me armë Kujtim Metën. Por 2 javë më parë, në ditët e para të muajit Shtator 2022, Dorian Shurdhi ishte rrahur nga persona të tjerë në Belgjikë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në koma. Mbrëmjen e djeshme (27 Shtator 2022) 39-vjeçari Shurdhi ka ndërruar jetë.

Dorian Shurdhi ishte person me precedent penal. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të vitit 2022 dhe pak kohë më vonë ai qëlloi me armë Kujtim Metën më 20 Prill 2022 në një lokal në Lushnje, duke e lënë të plagosur. Arsyet e këtij krimi mbeten ende të paqarta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit