Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se betonizimi i Tiranës ka nisur që në kohën e Edi Ramës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se këto krime që i janë bërë kryeqytetit nuk mund të amnistohen. Sipas tij, pasurimi me paratë e kullave të betonit qelbet era mafie.
“Shpërfytyrimi dhe asfiksimi i Tiranës nga betoni nisi me Edi Ramën dhe po vazhdon me barbari të pashembullt nga Erion Veliaj! Masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet e tyre më të shëmtuara ndaj kryeqytetit. I vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën është pasurimi me paratë e kullave të betonit që qelben era mafie, në kurriz të ajrit të pastër që duhet të thithin mushkëritë e qytetarëve dhe zaptimit taleban të hapësirave publike.’, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Sipas Blushit, shkatërruesit e kryeqytetit Rama-Veliaj meritojnë ndëshkim popullor dhe ligjor! Krimet e tyre ndaj Tiranës nuk do të amnistohen kurrë!”