-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba në gjithë Europën! Bosi që pagoi 150 mijë euro për kokën e hasmit (Saga)

Kryesoret

Dy të penduar kanë hapur disa dosje të bujshme për vrasje që deri tani ishin pa autorë. Dëshmia e dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj hapi “kutinë e Pandorës”.

Ngjarja e rëndë 4 Janarit ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe të plagosur 4 persona të tjerë është zbardhur nga Policia e Durrësit.

Sipas policisë ekzekutoi i kësaj ngjarje është Kevin Zeneli Alias Kevin Suçi. Kasandër Noga, aktualisht i arrestuar në Belgjikë kishte porositur vrasjen e Erion Hasanbelliut dhe dy nipërve të tij në Don Bosko, por autori ngatërroi shënjestër.

Kasandër Noga është një emër i njohur i botës së krimit. Sipas mediave belge ai akuzohet për të paktën 5 vrasje dhe disa plagosje në Belgjikë, por edhe për vrasje të tjera të kryera në Shqipëri.

Kasandër Noga, 45 vjeç, nga Patosi i Fierit, është arrestuar në Austri nga policia belge për një atentat të ndodhur më 11 Qershor të këtij viti ndaj Erion Hasanbelliut, në qendër të Brukselit. I përfshirë është edhe Kevin Zeneli, që u arratis nga vrasjes në Tiranë.

Që prej datës kur ndodhi atentati (11 Qershor 2022), ndaj 45-vjeçarit Noga ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar.

Ndërkohë lajmi për arrestimin e tij nga policia belge u bë i ditur më 14 Qershor. Në atë kohë Kasandër Noga nuk bëri rezistencë ndaj policisë belge.

Si pistë për atentatin e 11 Qershorit policia belge pati hakmarrjen, pasi Erion Hasanbelliu me autorin e plagosjes ishin në hasmëri që prej vitit 2000.

Saga e këtyre vrasjeve ka nisur me Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit. Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit