-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për “Politico”: Komuniteti Politik Europian është ide e mirë

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një shkrim për “Politico.eu” së bashku me kryeministrin holandez Mark Rutte ka dalë krah Komunitetit Politik Europian (KPE), të propozuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Që në hyrje të reflektimit të kryeministrave, përmendet fillimisht agresioni rus në Ukrainë, i cili në realitet e përligj edhe më shumë një koncept të tillë sipas tyre.

“Me këtë luftë, presidenti rus, Vladimir Putin, shpresoi të nxiste ndasi mes vendeve të Evropës, por në fakt, ai arriti krejt të kundërtën

Ne qëndrojmë të bashkuar jo thjesht vendet e Bashkimit Evropian, por të gjitha vendet evropiane”, shpjegojnë ata.

Mbi këtë premisë, Rama dhe Rutte shpjegojnë se do të bëjnë gjithçka, për të ndihmuar Ukrainën.

Rindërtim duhet edhe sa i përket disa prej themeleve, në të cilat i gjithë kontinenti është i ngritur.

“Ai duhet të jetë një vend ku të gjithë vendet demokratike të Evropës mund të diskutojnë shqetësimet e përbashkëta dhe sfidat dhe të gjejnë zgjidhjet”, vijohet më tej.

Ndaj, më shumë, ky Komunitet cilësohet si një hapësirë pune, ku vendet mund të takohen e të bëjnë biznes.

Si shembull, duhet të shihet potenciali i madh për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve kontinentale energjetike dhe të transportit.

Kjo për shembull, sipas tyre, është diçka që mundet fare mirë të diskutohet në Komunitet, duke përcaktuar edhe një rrjedhë të mirëfilltë pune për ta arritur.

“Njëkohësisht, kriza klimatike mbetet një prej sfidave më të mëdha, me të cilat përballemi”, shtojnë më tej kryeministrat.

Sfida të tjera të mëdha, të cilat përmenden, janë siguria kibernetike, investimi tek rinia apo çështja e edukimit pan-evropian, mbi të cilin duhet investuar sa më parë.

Tregtia, është pika tjetër lidhëse e kësaj nisme, ku përtej tregut tepër të gjerë evropianë, nxitje kërkojnë edhe tregjet sub-rajonale, për t’i tejkaluar sfidat.

“Komuniteti Politik Evropian na prezanton një mundësi kritike për të ndarë sfidat e përbashkëta, të cilat na presin”, përmbledhin në fund Rama e Rutte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit