-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre javë protestë, dhjetëra forca policie janë vrarë në Iran

Kryesoret

Dy anëtarë të forcave të sigurisë të Iranit janë vrarë në protestat e vazhdueshme kundër autoriteteve, kanë thënë media shtetërore.

Videot në mediat sociale tregojnë studentë dhe nxënëse që u bashkohen demonstratave në të gjithë vendin.

Dhjetra protestues janë vrarë që nga fillimi i trazirave muajin e kaluar pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim.

Mahsa Amini u arrestua në Teheran nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk i ka mbuluar flokët siç duhet.

Kurdja iraniane 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator , tre ditë pas arrestimit të saj.

Një anëtar i milicisë paraushtarake Basij u “vra nga rebelët me një armë zjarri” në një nga vendet e protestës në Teheran, sipas Basij News, uebsajti zyrtar i drejtuar nga organizata Basij.

Një anëtar i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) u vra gjithashtu të shtunën gjatë protestave në Sanandaj, kryeqyteti i provincës Kurdistan, raportojnë mediat iraniane.

Të paktën 20 anëtarë të IRGC, Basij dhe forcave të policisë janë vrarë gjatë tre javëve të fundit të protestave, thonë mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit