-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

35% e të punësuarve në ndërtim punojnë në të zezë në Kosovë

Kryesoret

Projekti i formalizmit nga Administrata Tatimore e Kosovës deri në shtator të këtij viti ka arritur të identifikojë rreth 4 mijë e 500 punëtorë pa kontrata pune. Sektori i ndërtimtarisë, bujqësisë dhe gastronomisë vazhdojnë të jenë shmangësit më të mëdhenj të regjistrimit të punëtorëve.

Që nga nëntori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të identifikojnë 4 mijë e 413 punëtorë të paregjistruar në punë.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, duke folur për Radio Kosovën, thotë se në treg ende ka numër të madh të punëtorëve të paregjistruar, për të cilën gjë ATK-ja është duke identifikuar në vazhdimësi.

“E dimë që ka ende punëtorë të paformalizuar në treg, në mungesë të uniformës në shumë raste të punëtorëve, është problem i madh identifikimi i tyre, p.sh në një punëtori apo vend-punishte të caktuar të një biznesi, sepse janë shumë faktor të tjerë të cilët e mundësojnë shtrirjen e këtij aktiviteti, sepse në rast se do të respektohen rregullat dhe kriteret e punës në një vend-punishte, p.sh helmetat, jeleku dhe pjesë të tjera, atëherë edhe puna në teren do të ishte më efektive”, deklaroi Bytyqi-Sefa.

Në hulumtimet e Aleancës Kosovare të Bizneseve, rezulton se shkalla e informalitetit në vend është rreth 35 për qind. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se këtu përfshihet, ndërtimtaria, bujqësia dhe sektorë të tjerë.

“Në studimet tona del se mbi 74 për qind të të punësuarve kanë kontrata të përhershme, ndërsa pjesa tjetër kanë kontratë të përkohshme apo rreth 4 për qind janë deklaruar se nuk kanë kontrata pune, dhe kjo situatë është më shumë në sezonin veror ku ka punësim jashtëligjor në bujqësi, gastronomi e sektorë të tjerë”, tha Shahini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit