-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Problem nuk është emigracioni, por dendësia!

Kryesoret

Prisni, prisni njëherë, mos përsërisim gjëra pa kuptim kot!

Emigracioni me këto përmasa sigurisht është një problem i madh që e rrudh energjinë e kombit. Por, ai ka edhe të mira! Puna është se ne edhe të mirën e së keqes nuk e kapim dhe ta përfitojmë!

Pse?

Po ja, emigracioni e rrallon popullsinë, kurse atyre që mbesin u jep mundësinë të kenë më shumë hapësira, më shumë burime energjish, më shumë pasuri tokësore dhe nëntokësore, pra të marrin frymë më lirisht, të kenë më shumë bollëk!

Por, në fakt ne kemi edhe emigracionin dhe dendësinë e tmerrshme të popullsisë sepse jemi mbledhur, e kam thënë, si minjtë buzë Lanës, në kënetën e Durrësit, në kënetën e Lezhës, anës Bunës, e diku gjetkë. Kemi boshatisur pjesën tjetër të territorit dhe rrimë bythë më bythë aty në Tiranë, duke marrë frymë te hundët e njeri tjetrit!

Nuk kemi hapësira të gjëra!

Prisni, mo prisni, ne jemi dy herë më pak por nuk kemi më shumë burime pasurish, pune, natyrore se më parë kur ishim shumë sepse kemi braktisur detin, liqenet, i kemi bërë si pasqyra bosh, kemi braktisur pyjet etj.

Madje nuk kemi as tokë më shumë sepse ligji i tokës, bën që toka nuk shitet, dhe mbetet djerë, ata që rrinë kanë po aq tokë sa po të ishin edhe ata që kanë ikur!

Ata që i kanë nxitur shqiptarët të ikin, qajnë për emigracionin, u kanë dhënë vetë dokumentat në dorë: Na ikni, thyheni qafën qafira!

Puna është se nuk thonë asgjë për dendësinë palestineze të popullsisë që ne kemi në ca vëra urbane!

Që na shkatërron më shumë se emigracioni.

Pse nuk flasin?

Po qe se doni mendimin tim, më thoni se u them nga darka

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit