-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i vrau dy miqtë biznesmenë të Vis Martinajt? Merret vendimi për killerin

Kryesoret

Prokuroria e Laçit ka kërkuar dënimin me burg përjetë për Eduard Lamajt, i cili është njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në zonën e Mamurasit. Për Ilir Likën prokuroria ka kërkuar 35 vite burg. Tashmë pritet vendimi i gjykatës.

Eduard Lamaj dhe Ilir Lika kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Lika ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Motivet nuk dihen.

Dyshohet se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit