-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i thuri elozhe, Berisha: Gjinushi, matrapaz që shiti partinë për postin

Kryesoret

Sot Akademia e Shkencave festoi 50-vjetorin e themelimit. Aktiviteti u zhvillua në kuvend, ku fjalën e mori edhe Edi Rama që i thuri elozhe punës së kryetarit të këtij institucioni, ish-aleatit të tij, Skënder Gjinushi.

Por Sali Berisha nuk i kurseu akuzat për drejtimin e ASH-së dhe vetë Gjinushin, që e cilësoi matrapaz.

Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parë kishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.

Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë.

Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit