Tragjedia që ndodhi dje në Klos ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm te të afërmit, por te të gjithë banorët e zonës.
Paraprakisht, bazuar edhe te dëshmitë e dy vëllezërve të autorit, shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i vajzës së autorit nga dy djemtë, i viktimës dhe Eglantinit që ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Por të afërmit, teksa shkojnë për ngushëllime, shprehen se familja Shira me familjen Mjeshtri ishin kushërinj duke u habitur.
“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenadon. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak.
Ato janë gjak, janë të dytit kushëri. Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët”, thanë të afërmit