-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Droga gati për shitje, i riu bie në prangat e policisë

Kryesoret

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit mbrëmjen e djeshme. Ai dyshohet se trafikonte lëndë narkotike në Tiranë.

Gjatë kontrollit policia i gjeti një sasi lëndësh narkotike të ndarë në doza.

Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Zef Jubani”, kanë lokalizuar shtetasin D. A., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit