-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia me “lupë” në Durrës. Kush po i sjell eurot nga Italia?

Kryesoret

Në më pak se 24 orë, dy mjete që bënin rrugën Bari-Durrës kanë sjell 547 mijë euro të padeklaruar, të cilat dyshohet se vinë nga grupet kriminale.

Eurot janë tentuar të kalohen në mënyrë ilegale në kufij, por janë zbuluar nga skaneri i portit të Durrësit. Pasditen e të premtes, një autobus që vinte nga Padova, është ndaluar nga policia pasi në pjesën e tavanit të tij janë zbuluar qese me euro. Bëhet fjalë për një shumë pre 522 mijë euro.

Për këtë ngjarje është arrestuar Elidon Çela, i cili ishte shoferi dhe drejtuesi i kompanisë “Buon Aventura”. Çela nuk ka pranuar të flasë dhe të tregojë se nga erdhën paratë.

Por në më pak se 24 orë, policia ka intensifikuar kontrollet dhe një tjetër fugon, i cili vinte po nga bari është ndaluar nga policia dhe në të janë gjetur 25 mijë euro të padeklaruara. Për këtë është ndaluar shoferi i tij dhe po merret në pyetje se nga kanë ardhur paratë.

Ende nuk ka ndonjë të dhënë, nëse fugoni dhe autobusi i kapur janë të njëjtit rrjet udhëtimesh dhe po bashkëpunojnë me kriminel, apo policia ka rritur kontrollet në portë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit